Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses,Meta i drejtohet Komisionit të Venecias

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar sot zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë lajm e bëri të ditur zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Sipas tij, nesër pritet të publikohet  kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.