Zeneli i ‘tërheq veshin’ Komisionit të Hetimit: Nuk bëhem pjesë e asnjë pazari me Metën

Komisioni Hetimor është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias, si dhe shkarkimin e Presidentit Meta. Nënëkryetari i kërij komisioni, Alban Zeneli tha ...

Komisioni Hetimor është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias, si dhe shkarkimin e Presidentit Meta.

Nënëkryetari i kërij komisioni, Alban Zeneli tha se Komisioni duhet të marrë sa më shpejt një vendimi përsa i takon kësaj çështjeje.

Më tej ai shtoi se ky komision duhet të jetë shumë i kujdesshëm, pasi nuk do t’i bashkohet asnjë lloj pazari që mund të bëhet me Presidentin e Republikës.

“Kjo është seancë e rëndësishme, pasi po hetojmë për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, një president. Ky komision duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Është më e qenësishme integritet i këtij komisioni, sesa çdo lloj vendimi që duhet të marrë. Gjej rastin t’ju them se ka një arsye dhe qëllim që është ngritur ky komision. Jemi pak të vonuar, pasi ne kemi pasur kohë të mjaftueshme që ai qëllim që është ngritur ky komision, duhet të kishte mbaruar më herët. Rama ka dalë para Kuvendit dhe ka thënë; ‘që ai nuk e meriton atë pozicion që ka’.

Ne sa më parë, administrimin e këtyre dokumenteve që na kanë ardhur, t’i shqyrtojmë që sot dhe të dalim në një vendim të prerë, se nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën apo jo. S’do të bëhem pjesë e asnjë retorike apo pazari që doni të bëni me presidentin e Republikës.

Ndaj, dua nga ju që një orë e më përpara të marrim në shqyrtim të gjitha informacionet e ardhura nga institucionet. Rama bashkë me drejtues politikë të PS, kanë dalë para opinionit publik dhe kanë thënë; se presidenti nuk e meriton të qëndrojë në atë zyrë”,- tha Zenel./old.apel.media