Zelimkhan Abakharov shpallet “kampion bote” në Mundje/ E urojnë Rama e Veliaj

Kryeministri Edi Rama ka uruar sportistin Zelimkhan Abakarov për dhënien e medaljes së parë të artë botërore në Mundje vendit tonë.

“Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd”, shkruan Rama.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar sportistin me nënshtetësi shqiptare i KS Tirana Zelimkhan Abakarov i cili i dha Shqipërisë medaljen e parë të artë botërore në Mundje.

Në një postim në Facebook, Veliaj ka postuar foto gjatë triumfit të Abakarov ndërsa shkruan se na ka bërë krenarë.

“Zelimkhan Abakarov, mundësi me nënshtetësi shqiptare i KS Tirana, shpallet kampion bote në Kampionatin Botëror të Mundjes Beograd 2022. Faleminderit Leonard Çakmashi, për kontributin si trajner! KRENARË per ty Zelimkhan!”, shkruan Veliaj.