Zef Preçi/ Pikëpytje mbi rrijen dhe zhvillimin ekonomik të dekadës së fundit

Te dhenat e pasqyres se meposhtme gjenden nje dokument zyrtar te EBRD te miratuar me 31.07.2021, pra vetem pak muaj me pare dhe kane si burim institucionet pergjegjese te shtetit shqiptar dhe jane leh...
Zef Preçi/ Pikëpytje mbi rrijen dhe zhvillimin ekonomik të dekadës së fundit
Foto: Zef Preçi/ Pikëpytje mbi rrijen dhe zhvillimin ekonomik të dekadës së fundit

Te dhenat e pasqyres se meposhtme gjenden nje dokument zyrtar te EBRD te miratuar me 31.07.2021, pra vetem pak muaj me pare dhe kane si burim institucionet pergjegjese te shtetit shqiptar dhe jane lehtesisht te verfikueshme.

Nga krahasimi i ecurise se treguesve te sektorit energjitik shihet qarte qe kemi rritje vetem te prodhimit vendas, kjo kryesisht per shkak te investimeve private te nisura me heret, megjithe problemet qe shoqerojne keto investime sa i takon ambjentit, komuniteteve dhe rregullimit te tregut. Po keshtu edhe konsumi ne teresi ka pesuar nje rritje qe gjithsesi eshte me e ulet se sa vete rritja kumulative GDP gjate kesaj periudhe… Eshte pozitive qe humbjet kane pesuar nje reduktim relativ, gjithsesi larg pritshmerive te shpallura ne reformat e mbeshtetura financiarisht nga institucionet financiare nderkombetare. Edhe nese analizojme intensitetin e perdorimit te te gjitha llojeve te energjise ne ekonomine tone kombetare shohim qe gjate gati nje dekade ndryshimi eshte fare simbolik – vetem 4,6% rritje…

Ajo qe te bie me shume ne sy eshte fakti qe furnizimi me energji elektrike ka mbetur ne te njejtat nivele, ashtu si dhe konsumi total i kesaj energjie. Si ka mundesi te kete ndodhur keshtu, a eshte zhvilluar ekonomia jone kombetare gjate kesaj periudhe apo vetem eshte rritur ajo? Mendoj se pergjigjet mund te jene te ndryshme, por disa nga hipotezat e rastit jane:

  1. Gjate kesaj periudhe politikat qeveritare kane ndikuar qe te zhvillohen ato sektore te ekonomise qe bazohen ne konsumin e llojeve te tjera te energjise (karburantet, gazi, etj)? Te dhenat e industrive ekstraktive, te perpunimit te produkteve bujqesore dhe blegtorale, sherbimeve, etj e rrezojne lehtesisht kete hipoteze. Dmth as qe mund te flitet per nje rimodelim te perdorimit te llojeve alternative te energjise ne ekonomine tone dhe as per politika te tilla.
  • Borxhi publik, i rritur ne menrye galopante gjate kesaj periudhe edhe per pjesen e destinuar ne sektorin energjitik, nuk eshte perdorur me efektivitetin e duhur, duke sjelle rritje ekonomike ne leter, por jo duke permiresuar sektorin dhe ekonomine ne teresi. Madje mund te thuhet se rritja ekonomike e raportuar eshte mbeshtetur thuajse teresisht ne borxhin publik dhe pak ose aspak ne zhvillimin, ne konceptin klasik te ketij zhvillim.
  • Eshte pakesuar popullsia e vendit, per rrjedhoje edhe konsumi dhe te gjithe aktivitetet ekonomike ne vend, duke perfshire edhe konsumin e energjise ne menrye te drejtperdrejte dhe te terthorte. Sipas nje raporti te Institutit per Studime Ekonomike Nderkombetare te Vjenes ne fund te Prillit te ketij mbi per emigrimin nga Ballkani Perendimor, vleresohej se nga 2010 deri ne vitin 2019 nga rajoni jane larguar 1.5 milione qytetare, ku ne krye qendron Shqiperia me gjysme milioni vete. Ne raport sqarohej se ne emigracion jane perfshire te gjitha grup-moshat, ndersa per Shqiperine theksohej se emigrojne ne mase edhe personat me nivel te larte arsimi, kryesisht  per shkak te paqendrueshmerise ekonomike, pamundesise per te gjetur nje vend pune, etj.

Ne nje kendveshtrim tjeter, psh ne aspektin degesor, nese analizojme te dhenat zyrtare mbi numrin e krereve te kafsheve te prodhimit (lope, dele, dhi, etj) veme re se ato jane pakesuar ne menyre absolute mesatarisht 20% gjate se njejtes periudhe ndersa rendimentet specifike kane mbetur ne vend-numuro gjate gjithe dekades se fundit. Kjo do te thote se rritja e cmimit te produkteve te kesaj dege ne vendin tone eshte e justifikuar me problematiken e brendshem te ekonomise sone kombetare dhe nuk ka lidhje te drejtperdrejte me zhvbillimet ne tregjet boterore.

Si perfundim, ne vleresimin tim, rritja ekonomike e dekades e fundit, nuk eshte shoqeruar me zhvillim te ekonomise sone kombetare, eshte mbeshtetur thelbesisht ne rritjen e borxhit, ndersa ky i fundit (borxhi) ka qene infektiv, dmth nuk ka sjelle ato ndikime pozitive ne pershpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror per te cilin eshte marre. Keshtu nder tre hipotezat e mesiperme mendoj se kane ndodhur te pakten dy prej tyre, ndonese pesha specifike e njeres apo tjetres ne vite te vecante te dekades se fundit mbetet e ndryshme.

Dmth per rritjen ekonomike qe nuk cel vende te reja pune e nuk permireson nivelin dhe ciliesine e jeteses se qytetareve te vendit, por pasuron oligarket dhe lobistet kliente te qeverise dhe per borxhin e larte publik duhet bere pergjegjese keq-qeverisja, vendim-marrjet qe nuk kane lidhje me kete zhvillim, por qe mbeten dukshem ne rrafshin e propagandes.

Albanian energy balance for the 2014 – 2020 period
Albanian energy balance (TWh)20142015201620172018201920202020/2104 (%)
Domestic generation  (KESH + IPPs)4,75,97,14,58,55,25,3112,8
Net imports3,11,402,9-0,92,42,374,19
Total supply7,87,37,17,47,67,67,697,44
Losses2,82,221,91,81,71,657,14
Consumption 55,15,15,65,866120,00
Total consumption7,87,37,17,47,67,67,697,44
Source: INSTAT, Albanian Institute of Statistics and ERE
https://www.ebrd.com/what-we-do/project-information/board-documents/1395300345422/VISP:_OSHEE_COVID-19_Response_Board_Report.pdf?blobnocache=true
Energy Intensity201220202020/2012 (%)
GDP/unit of energy15,316104,6
https://www.theglobaleconomy.com/Albania/GDP_per_unit_of_energy/ (per vitin 2012)
 https://www.wipo.int/edocs/pubdocs/en/wipo_pub_gii_2020/al.pdf page 5 (per vitin 2020)