“Zbulohet” pse Ambasadorja Amerikane, drekoi me aktivisten politike shqiptaro- amerikane, Kokalari

E njohur si një nga kritikët me të fortë të Bashës edhe pse me strukturat e Partisë Demokratike nuk e lidh asgjë, aktivistja politike shqiptaro- amerikane, Evis Kokalari, ka mberritur në Tiranë, ku ka zhvilluar nje takim informal me ambasadoren amerikane. Kjo e fundit, dje ishte në selinë blu ku zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.


Menjeherë sapo ishte kthyer nga Amerika, ajo tha se i solli Lulzim Bashës ato se çfarë i kishin thënë shefat e saj në Uashington.

Mediat u befasuan e mbi të gjitha nuk po kuptohet nese Kim takohet me Kokalarin per ti treguar edhe asaj se çfarë permban “dosja Berisha” per Amerikanët, sikurse ka bere me Bashën siç pretendon ky i fundit.

Mbetet per tu pare nga reagimet e Kokalarit nese ky takim mes diplomates se larte amerikane ka sherbyer per te frenuar publikisht mbeshtetjen qe Kokalari i jep Berishës, duke iu kundervene shpesh Bashës.

Sot, ambasadorja është fotografuar në Tiranë, në një takim “të fshehtë” me znj. Evi Kokalari.
Përmes fotove shihet se të dyja drekojnë në një restorant në Tiranë, në zonën e “ish-Bllokut”.