Zbulohet identiteti i 27-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua në Patra të Greqisë

Mediat fqinje shkruajnë se një shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba, ndërsa ishte brenda në makinën e tij në zonën e quajtur Hagia Sophia, në Patra të Greqisë.

27 vjeçari Marjo Metaj u dërgua me urgjencë në spital pas atentatit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dy persona janë shpallur në kërkim si autorë të ngjarjes. Ata ishin të veshur me të zeza dhe janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që disa burime bëjnë me dije se ka pasur shkëmbim zjarri dhe një prej atentatorëve ka mbetur i plagosur.