Zbulohet ferma me drogë në Spanjë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi ishte “kopshtar” i një ferme me mbi një mijë rrënjë kanabisi.

Ferma ndodhej në Bashkinë e Jarandilla de la Vera dhe aty kishte të mbjella gjithsej 1117 rrënjë.

Ndërkohë të gjitha këto rrënjë u prenë dhe në fund pesha e tyre rezultoi rreth një ton.