Aktori i njohur Brad Pitt është lidhur sëfundmi me një vajzë 25 vite më të re.
Që pas ndarjes nga Angelina Jolie, në mediat rozë janë përfolur emra të ndryshëm si Kate Hudson, Sienna Miller, Charlize Theron, Neri Oxman dhe Sat Hari Khalsa, por asnjëra nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Mediat rozë nëpër botë kanë aluduar për një lidhje të aktorit me Alia Shaëkat, pasi janë parë kohët e fundit në praninë e njëri tjetrit. Thashethemet dolën pasi Brad Pitt dhe 30 vjeçarja janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Ata kanë një diferencë të madhe në moshë me njëri tjetrin, plot 25 vjet. Por, kur në mes është dashuria, mosha nuk ka rëndësi./apel.media