Zbulohen dhuratat që morën liderët në samitin e BE-së, në Tiranë

Janë zbuluar detaje nga dhuratat që morën liderët e vendeve të Bashkimit Europian gjatë vizitës që ata patën në Shqipëri. Mësohet se si pjesë e mikpritjes shqiptare, dhuratat për liderët përmbanin një...
Zbulohen dhuratat që morën liderët në samitin e BE-së, në Tiranë
Foto: Zbulohen dhuratat që morën liderët në samitin e BE-së, në Tiranë

Janë zbuluar detaje nga dhuratat që morën liderët e vendeve të Bashkimit Europian gjatë vizitës që ata patën në Shqipëri. Mësohet se si pjesë e mikpritjes shqiptare, dhuratat për liderët përmbanin një çantë të personalizuar me logon e samitit, gjithashtu nje shishe vere nga kantina shqiptare “Mrizi i Zanave”, por jo vetëm kaq.

Për burrat ishin një palë butona te personalizuar sipas shtetit perkatës me flamurin shqiptar dhe shtetin respektiv, kurse per zonjat një spilë/ stoli e përdorur gjerësisht në veshjen e grave te Veriut të Shqipërisë, ose siç njihet ndryshe me ‘lekë’. Megjithatë nuk mungoi as kultura…

3 nga libra të Ismail Kadaresë iu dhanë ndërkombëtarëve dhe ndër to kryeministri Edi Rama zgjodhi: Kronikë në gur, Prilli i thyer dhe Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, bashke me një kartolinë të personalizuar të shkrimtarit të njohur me shënimin: Shqipëria është më e bukur se ç’duket.