Në takimin me Metën/ Opozita kishte disa kërkesa për Presidentin

Presidenti Ilir Meta kishte thirrur për një takim krerët e opozitës joparlamentare. Disa minuta pas mbledhjes kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore.

Ndërkohë që lidhur me detajet e takimit të mëngjesit të sotëm, sipas “News 24”, partitë opozitare i kanë takuar Presidentit zgjedhje të parakohshme.

Burime e brendshme kanë treguar se gjatë takimit opozita u zotua për angazhim në reformën zgjedhore, ku brenda javës do të dalë drafti i partive të saj./apel.media