Zbulohen detaje për aksionin e PD në Kuvend, Basha- deputetëve: Të kërkohet ngritja e tre komisioneve hetimor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar ka kërkuar nga deputetët që të kërkojnë në Kuvend ngritjen e tre komisioneve hetimore. Burime për median, bëjnë ...
Zbulohen detaje për aksionin e PD në Kuvend, Basha- deputetëve: Të kërkohet ngritja e tre komisioneve hetimor
Foto: Zbulohen detaje për aksionin e PD në Kuvend, Basha- deputetëve: Të kërkohet ngritja e tre komisioneve hetimor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar ka kërkuar nga deputetët që të kërkojnë në Kuvend ngritjen e tre komisioneve hetimore.

Burime për median, bëjnë me dije se kreu i PD ka kërkuar që të ngrihen komision për zgjedhjet e 25 Prillit, të cilat opozita i ka cilësuar si masakës zgjedhore. Po  ashtu në Kuvend do të kërkohen detaje dhe për çështjen “Beccheti, si dhe për tenderat e incenaratorëve.

Prioritare është ngritja e tre komisioneve hetimore. Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë Euro. Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, mësohet të kenë qenë këto porositë e Bashës për deputetët.