Zbulimi shokues/ Kanceri nuk ndodh vetëm për shkak të gjeneve tuaja

Sëmundja e cila ka marrë jetën e një numri të konsiderueshëm njerëzish është kanceri. Studime të shumta janë bërë në lidhje me këtë sëmundje, të cilat thonë se në 90% të rasteve ajo ndodh për shkak të...

Sëmundja e cila ka marrë jetën e një numri të konsiderueshëm njerëzish është kanceri. Studime të shumta janë bërë në lidhje me këtë sëmundje, të cilat thonë se në 90% të rasteve ajo ndodh për shkak të mënyrës së jetesës.

Më tej studimi konstaton se ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe mos pirja e duhanit janë faktorë kyç në parandalimin e kancerit.

Nëse njerëzit do të kujdesen më tepër për mënyrën e tyre të jetesës, duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke mbajtur një peshë normale dhe duke mos pirë duhan kanë më shumë mundësi që të jetojnë shëndetshëm pa u prekur nga këto sëmundje.

Më poshtë po iu listojmë disa mënyra se si të zvogëloni rrezikun e prekjes nga sëmundja e kancerit:

  1. Shmangni ushqimet e përpunuara, pasi përmbajnë elementë të cilat lidhen drejtpërdrejtë si shkaktarë të sëmundjeve të zemrës dhe atyre kancerogjene.
  2. Mbani peshën nën kontroll, duke u kujdesur për ushqimin që konsumoni. Kjo mund të arrihet edhe përmes aktivitetit fizik dhe mbajtjes së një diete të shëndetshme.
  3. Ndaloni menjëherë pirjen e duhanit, në mënyrë që mushkëritë tuaja të mos rrezikojnë të dëmtohen. /old.apel.media