Ajri i ndotur ndikon negativisht në shëndetin e gjithësecilit që jeton në një vend me kushte të tilla.
Bazuar në studimin më të fundit ndotja e ajrit është e lidhur edhe me rreziqe të mëdha të shëndetit mendor.
Njerëzit që janë të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur në përditshmërinë e tyre, ka më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni ose çregullime bipolare. Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se ndotja e ajrit vret 7 milion njerëz çdo vit, që i bie me 13 vdekje çdo minutë.
Mbi këtë çështje kanë ngritur një shqetësim të lartë qytetet europiane, të cilat kanë një numër të lartë të makinave dhe industrive që ndotin ambientin./apel.media