Zbardhet vendimi i Apelit për Fatmir Mediun: Nuk ka imunitet, ndaj tij mund të nisin hetimet në çdo kohë

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i cili pranoi kërkesën e prokurorisë për të rikthyer në hetim dosjen ndaj Fatmir Mediut në lidhje me ngjarjen e vitit 2008 në Gërdec.

Në vendimin e zbardhur 22 faqesh që ka siguruar Ora News dhe mban datën 24/09/2021 gjykata argumenton se pengesa e imunitetit për të mos hetuar ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu ishte e përkohshme. Dhe se një rregull procedurial nuk e heq një deputet nga përgjegjësia për pasojet e veprimeve të tij por thjesht e pezullon deri në momentin kur pushon së qeni deputet.

“Në lidhje me pezullimin e afateve të parashkrimit. E drejta për një gjykim brenda një kohe të arsyeshme në parimet e përgjithshme ka vendosur parimin e së drejtës se paprekshmëria parlamentare është thjesht një rregullim procedurial që nuk e heq një deputet nga përgjegjësia për pasojat e veprimeve të tij.

Sipas gjykatës së Strasburgut imuniteti as nuk përfundon procedurat kundër aplikantit, por vendimi i pezullon ato, dhe meqënëe koha pushon për qëllimet e kufizimit, kur procedurat penale pezullohen për shkak të imunitetit parlamentar kursi i drejtësisë thjesht vonohet derisa i akuzuari të pushojë së qeni deputet, kur procedime kundër tij mund të rifillojnë” thuhet në faqen në 22 të vendimit të gjykatës.

Pika zero 

Po kështu gjykata nuk ndan të njëjtin mendim sa i takon afatit 10 vjeçar të parashkrimit të veprës penale.

Gjykata argumenton se koha procedurale ka mbetur e pezulluar deri në momentin kur të binte kushti i imunitetit  miratimi i ligjit për heqjen e imunitetit të deputetëve.  

Gjykata argumenton se afati 10 vjeçar nuk ka mbaruar, por ka nisur me 26 tetor 2012 me hyrjen në fuqi të ligjit nr 88/ 2012 ku ligjëvënësi reformoi nenin 73 të Kushtetutës.

“Më datë 14/09/ 2009 procedimi u pushua çka solli ndërprerjen e nga ana tjetër solli dhe pezullimin e afateve të parashkrimit. Ndërsa koha kalendarike ka kaluar, koha procedurale ka qëndruar e pezulluar për procedimin deri në momentin që ra kushti që procedimin e mbante të pushuar (moment I marrjes së fuqisë së ligjit nr 88/2012, datë 26 tetor 2012)

Kështu që duke ditur se ndërprerja e afatit të parashkrimit  vë në lëvizje, duke filluar nga data e aktit të ndërprerjes së parashkrimit, një afat kohor të ri me një afat të njëjtë me atë të vjetrin.

Duke ditur se pezullimi i afatit të parashkrimit e ndalon përkohësisht gjykimin pa fshirë afatin kohor që ka kaluar

Në përllogaritje se nga data 14. 9. 2009 deri në momentin që mori fuqi ligji 26 tetor 2021 afatet e parashkrimit kanë qenë të pezulluara për shkak të mungesës së autorizimit si kusht për të proceduar.

Në përllogaritjen se nga data 26 tetor 2012 fillojnë të ecin nga e para kështu nga numri 0 afatet e parashkrimit, vlerëson se kjo gjykatë se edhe në intepremimin e zgjeruar qartazi shikohet se ndjekja penale nuk është parashkruar pasi afati 10 vjeçar nuk është maturuar.” 

Rihapja e çështjes u bë me kërkesë të familjes së 7-vjeçarit Erikson Durda që vdiq nga shpërthimi. Tashmë SPAK ka në dorë vendimin e gjykatës së Apelit dhe ka edhe një vit kohë për të kopsitur dosjen ndaj Fatmir Mediut.  

Shpërthimi i fabrikës së municioneve në Gërdec më 15 mars 2008 shkaktoi 26 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur. 

"Gërdeci" Zbardhet vendimi i Apelit për Fatmir Mediun:
"Gërdeci" Zbardhet vendimi i Apelit për Fatmir Mediun:
"Gërdeci" Zbardhet vendimi i Apelit për Fatmir Mediun: