Zbardhet identiteti i 28-vjeçarit që u ekzekutua në Astir

Policia ka zbardhur më shumë detaje në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin pak minuta më parë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në një rrugicë në afërsi të një lokali në Astir. V...
Zbardhet identiteti i 28-vjeçarit që u ekzekutua në Astir
Foto: Zbardhet identiteti i 28-vjeçarit që u ekzekutua në Astir

Policia ka zbardhur më shumë detaje në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin pak minuta më parë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në një rrugicë në afërsi të një lokali në Astir. Vilson Tafçiu, 28 vjeç është plagosur me armë zjarri dhe më pas ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ende nuk dihen rrethanat që sollën në kryerjen e këtij krimi makabër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve