Zbardhet dëshmia e të riut që ekzekutoi shokun në Astir

Në dëshminë e 29-vjeçarit Noel Dishi, autorit të vrasjes së 27-vjeçarit Vilson Tafçiu, në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e Astirit, në Tiranë para uniformave blu, i riu ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna.

“Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova tek artisti per ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me arme me vete. Kur e takova ai më shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofendur për shkak të marëdhënies që kishim pasur. Une e kam marrë në shtepi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar ne nje hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve.

Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.