Tragjedia e familjes Lala ka prekur këdo në Shqipëri. Duke ndjekur hap pas hapi ngjarjen dhe të rejat më të fundit, rreth fatit të familjes Lala flasin për tre të vdekur, tre të zhdukur si dhe dy të shpëtuar.
Më konkretisht :
Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.
Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.
Ramë Lala ka shenja jete, djali që komunikon herë pas here nën rrënoja, mendohet që është 17 vjeç.
Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.
Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.
Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.
Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.
Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.
Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.
Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.