Zbardhen SMS-të/ Bujar Çela uron “Pavarsinë” me foton e Enver Hoxhës! Revoltohen anëtaret e Komisionit të Sigurisë

Sot është dita e Pavarësisë, ku qytetarë dhe politikanë kanë bërë urimet e tyre në forma të ndryshme. Por, deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka zgjedhur që urimin për kolegët e tij në Komision...
Zbardhen SMS-të/ Bujar Çela uron “Pavarsinë” me foton e Enver Hoxhës! Revoltohen anëtaret e Komisionit të Sigurisë
Foto: Zbardhen SMS-të/ Bujar Çela uron “Pavarsinë” me foton e Enver Hoxhës! Revoltohen anëtaret e Komisionit të Sigurisë

Sot është dita e Pavarësisë, ku qytetarë dhe politikanë kanë bërë urimet e tyre në forma të ndryshme. Por, deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka zgjedhur që urimin për kolegët e tij në Komisionin e Sigurisë ta bëjë me një foto, ku krahas flamurit kuqezi ishte edhe fotoja e diktatorit, Enver Hoxha.

Kjo është dukur më tepër si një provokim për deputetët e Partisë Demokratike, të cilët janë revoltuar me këtë urim aspak dinjitoz për ta.

Po si është bërë urimi për 28 nëntorin?

Urimi i ligjvënësit socialist është bërë me mesazh në grupin e WhatsApp të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, duke sjellë më pas debate mes deputetëve.

I pari që ka reaguar pas atij urimi ishte deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili i është përgjigjur duke i thënë: “Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore, ky akt i mësipërm. Të postosh foton e diktatorit, siç ka bërë deputeti faqezi tregon fytyrën e vërtetë të nostalgjikëve të komunizmit, pavarësisht ngjyrave të sotme. O deputet faqezi, kushdoqofsh ti hiqe këtë foto. Turp, turp, turp”

Më pas në grupin e WhatsApp ka shkruar edhe deputetja Dhurata Çupi: Turp është. Nëse s’ke dëshirë të urosh në mënyrë qytetare dhe të pranueshme, hesht. Ky është veprim i papranueshëm.

Pavarësisht reagimeve aspak pozitive nga ana e ligjvënësve demokrate, deputeti socialist nuk ka hequr dore, por ka vazhduar sërish duke shkruar në mënyrë ironike: “Rrituni për Shqipërinë që duam”.

Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Isuf Çela ka reaguar duke shkruar: “I nderuar koleg kushdo që të jeni ju, e para nuk është korrekte të dërgosh në grupin e një nga komisioneve më të rëndësishme parlamentare një urim me atë foto të ish-diktatorit në sfond dhe aq më tepër përgjigja ironike: Rrituni për Shqipërinë që duam”.