Pasi u gjet arma me të cilën u ekzekutua biznesmeni nga Rrësheni, të tjera detaje kanë në dritë.
Mësohet se vrasësi i Reçit, mëngjesin e 7 janarit, ka zbritur nga një makinë gri tip Benz, rreth orës 06:35 minuta dhe më pas është ngjitur në pallatin ku edhe kreu më pas krimin e rëndë.
Sapo ka zbritur nga makina, autori ka nxjerrë prej andej dy çanta, ku në njërën prej tyre dyshohet të ishte fshehur snajperi.
Autori i dyshuar, ka pasur veshur një xhup me ngjyrë të çelët dhe një kapele me ngjyrë të zezë me strehë.
Personi në fjalë është ngjitur në një pallat i cili ndodhej përballë lokalit të viktimës.
Më vonë, nga pallati ka dalë një person me paruke si femër i veshur me fustan dhe tuta të zeza poshtë dhe kishte vendosur një palë syze.
Në fund, ai është larguar drejt tregut të fruta-perimeve në qytetin e vogël verior./apel.media