Zbardhen detaje nga mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha në ceremoninë përkujtimore të PD-së për 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

Burime nga zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha, bëjnë me dije se Dr. Berisha nuk është njoftuar nga PD për ceremoninë përkujtimore, te homazheve te ish liderit studentor, Azem Hajdarit.

Mësohet se kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar homazhet në nderim të Azem Hajdarit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm teksa ndryshe nga çdo vit, ai nuk e lajmëroi Sali Berishen.

Në ceremoninë përkujtimore për Azem Hajdarin nuk kanë marrë pjesë as familjarët e tij, por nuk dihet nëse kanë qenë të ftuar. / Apel.Media