Zbardhen arsyet pse proteston sot shoqëria civile para Kryeministrisë

Nje nga aktivistet e shoqërisë civile avokat Adriatik Lapaj teksa ben ftese çdo te pakenaquri ne kete vend me menyren sesi po qeveriset, te jete pjese e protestes, publikon arsyet dhe motivet e protestes qe pritet të zhvillohet sot ne orën 17.00 perpara Kryeministrisë.

Statusi plote :

PËRSE PROTESTOJ SOT

SOT NË 17.00 do jem te Kryeministria…përballë me një pankartë në dorë.

Pa dashur të jem individualist, por duke synuar dhe t’i heq sikletin shumëve (nga lloje soje paragjykimesh), pasi lexova shumë mesazhe dhe komunikova me ekspert të fushave përkatëse po shpall pikat përse protestoj sot.

Thonë…thonë se rastësisht aty mund të ketë dhe shumë qytetarë të tjerë që do ngrenë zërin! Nëse ka pika shtesë, le t’i hedhin në votim në shesh. Unë po shpall këto që kam bindje se përfaqësojnë hallin.

  1. HEQJA E TVSH-së PËR USHQIMET E SHPORTËS
  • Hetim të thelluar nga Autoriteti i Konkurencës për rritjen e koordinuar të çmimit nga furrat e bukës;
  • Standartizim i peshës së bukës;
  • Indeksimi i pagave dhe pensioneve me normën e inflacionit.
  1. ULJA E TVSH-së PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR KONSUMATORËT FAMILJARË DHE BIZNESIN E VOGËL. (PROPOZOJ NË MASËN 10%)
  • Transparencë të bilanceve të OSHE-së;
  • Miratimin e VKM-së për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për përfitimin e statusit të klientit në nevojë konform nenit 95 dhe 108 të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.
  1. HEQJA E TAKSËS SË QARKULLIMIT PREJ 27 LEK PËR ÇDO LITËR NAFTE DHE HEQJA E AKCIZËS PREJ 13 LEKËSH PËR GAZIN E LËNGSHËM.