Zarf me plumb brenda, kërcënohet me jetë Antonio Konte

Është kërcënuar me jetë trajneri i Interit, Antonio Konte.

50-vjeçarit i ka mbërritur një zarf anonim në shtëpi, ku kishte brenda edhe një plumb.

Tekniku italian ka bërë denoncimin e menjëhershëm në polici, teksa këta të fundit kanë vendosur ta mbajnë nën vëzhgim Konten. Kjo nuk është hera e parë, që personazhe publike, kryesisht ata të botës së sportit, marrin të tilla kërcënime.

Policia po verifikon dhe po bashkëpunon me postën që solli zarfin, në përpjekje për të gjetur emrin e dërguesit, ndërsa patrulla tani kalon më shpesh nga banesa e Kontes, për t’u garantuar që nuk rrezikohet asgjë./apel.media