Zaevi i Maqedonisë: Nuk do bëjmë reformë si Shqipëria/ Nuk e lëm vendin pa gjykata

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e di mirw se M.V I duhet reformë  në drejtësi, dhe në politikë.

Zaev shprehet se duhet një reformë e besueshme, të mos e lejë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, siç ka ndodhur në Shqipëri.

Ai tha: ‘Qytetarët tanë presin shkundje te gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, ministrave, por e gjithë kjo do organizim të mirë. Duke parë rastin e Shqipërisë duhet thënë se së pari duhet të dimë se sa jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces vërtetë të rëndësishëm dhe tani nuk ka kapacitete t’i përmbush vendet e lëna bosh dhe kjo nuk duhet të ndodhë tek ne.

Tani ata janë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, gjë e cila nuk është e lejueshme. Vetingu është një proces i patjerësueshëm për shoqërinë, nuk po them se atë duhet ta bëjnë politikanët, por duhet të nisë nga ne’, është shprehur sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.