Yuri Kim emërohet në krye të Ambasadës Amerikane në Shqipëri

Diplomatja Yuri Kim është votuar nga Senati për Marrëdhënie me jashtë për të marrë detyrën e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në vendin tonë.

Teksa mësohet se Kim është emëruar nga Trump në Qershor të këtij viti.

Zonja Kim është shprehur se gjatë ushtrimit të detyrës së saj ajo do të ndikojë në inkurajimin e organeve përkatëse për të zbatuar totalisht reformën në drejtësi, si dhe për krijimin e strukturave të specializuara  për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mësohet se Kim  ka për  qëllim edhe  ndikimin në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen deri në  2%, kjo mendohet të arrihet deri në vitin 2024./ apel.media