Ylli Manjani, “godet reformën”/ Në krah të Besnik Muçit

Në rrjetin e tij facebook , ish ministri i drejtësisë Ylli  Manjani ka deklaruar në një status të publikuar, se duke parë situaten në lidhje me shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit ai shprehet që e k...

Në rrjetin e tij facebook , ish ministri i drejtësisë Ylli  Manjani ka deklaruar në një status të publikuar, se duke parë situaten në lidhje me shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit ai shprehet që e kishte paralajmëruar një gjë të tillë, dhe pikërisht ndodhi pa u bërë 24 orë.

Republika e Ambasadorëve të Shqipërisë është pa Gjykatë Kushtetuese.

Premtimi që ‘do ta bëjmë gjykatën brenda këtij viti’’, ra , shkruan ai.

Ja postimi i plotë:

As 24 orë nuk kaluan nga çfarë paralajmërova dje.

Republika e Ambasadorëve të Shqipërisë është pa Gjykatë Kushtetuese!

Premtimi që “do ta bëjmë gjykatën brenda këtij viti”, ra.

Më e tmerrshmja nuk është kjo, por shumë shpejt nuk do ketë më gjykata apeli. Dmth nuk do ketë më asnjë vend për zgjidhje mosmarrëveshjesh sipas ligjit. Vendi po shkon drejt kaosit të vetgjyqsisë!!!

Fajin e ka Macroni…