Ylli Manjani ngre një pyetje: “Përse duhet të harxhojnë para për foto propagande personale, politikanët tanë?!”

Ore se prap jam i paqartë dhe bëj pyetje:

Po sikur Ambasadori i Rusisë, apo i Kinës, të shkojë në KQZ dhe të kërkojë transparencë për paratë amerikane në politikë, çfarë ndodh?!

Dmth pse të mos e bëjnë, xhanëm?! Të njëjtin agreement kanë me shtetin Shqiptar edhe ata, siç e ka edhe Ambasadori i i SHBA.

Meqë lajmet për transaparencë financimesh bëhen me ambasadorë pyes…!


Shiheni me vemendje!

Bëhet çdo lloj deklarate, mbledhje e tryeze, por vetëm transparenca e parave me të cilat politikanë shqiptarë harxhojnë për takime e foto me politikanë Amerikanë, nuk bëhet!!!

PËRSE duhet të harxhojnë para për foto propagande personale politikanët tanë?!

Sa votues shqiptarë gënjejnë me këto foto të blera dhe me shumë lekë, madje.

Ku i gjejnë paratë?!

Mirë që i gjejnë, përse nuk i shpenzojnë këtu për punët e partive të tyre?!

Çfarë përfiton Shqipëria nga ky teatër i shëmtuar?!

Përse disa shtete paskan të drejtën të ndërhyjnë në politikën tonë, e disa të tjerë jo?! Mirë Rusia,po pse jo Gjermania, Franca, Italia xhanëm?! Meqë politika jonë nuk bën dot pa ndërhyrje nga jashtë, pyes…

Ja, kjo është transparanca që na intereson dhe jo kombësia e parave që infiltrojnë në politikë. Sigurisht, nuk jam kundër rregullave të deklarimit të burimit të parave.

Ajo që më i tereson më së shumti janë përgjigjet e pyetjeve që bëj.