Ylli Limani publikon baladën e re/ Kush ja ka thyer zemrën atij?

Yll Limani sapo publikoi baladën e tij më të re, “Kur t’kujtohet”, që me siguri i ka përlotur të gjithë zemërthyerit. Ashtu si me çdo baladë tjetër të tij, Ylli ja arriti që edhe me këtë projekt të ri muzikor t’i emocionojë në maksimum fansat e tij.

“Kur t’kujtohet” flet për një çift që sapo është ndarë, pas një pabesie nga ana e vajzës. Ylli në këtë rast ka marrë rolin e djalit që mallkon dhe që lutet që vajza të jetojë gjithë jetën me kujtimet e bukura e më pas të lëndohet që se ka pranë njeriun që e ka dashur vërtetë. Tekstin dhe muzikën e këngës Ylli e ka punuar vetë dhe nuk e dimë nëse ai ka përjetuar vetë diçka të tillë, që ka realizuar një projekt kaq prekës.

Megjithatë duhet thënë se një pjesë e mirë e këngëve të Yllit kanë tekste të tilla dhe nuk do të thotë me patjetër se ato lidhen me histori të tijat personale dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari.

Njësoj si “Leje”, Ylli ka zgjedhur që këtë këngë të re ta sjellë në një formë shumë të thjeshtë, me animime në 3D.

Kujtojmë se më 26 dhjetor 2020 Yll Limani bashkoi forcat me një prej emrave më të suksesshëm të muzikës shqiptare për të sjellë një nga duetet më të bukura si një dhuratë për fundvit. “Mos shko” mban titullin kënga e tyre që është bërë menjëherë virale.

Teksti i këngës është shkruar nga Dafina dhe reperi Elinel, e është pjesë e albumit të këngëtares “Dafinë moj”. Dy këngëtarët janë kujdesur në çdo detaji për videoklipin, ku Dafina shfaqet si gjithnjë me look ekstravagant, kurse Ylli një simpatik i përhershëm.