Ylli i kinematografisë turke rezulton pozitiv me koronavirus

Aktori kryesor në serialin ‘Ramo’, Murat Yıldırım, është infektuar me Covid-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se nuk ka mundur që t’i shpëtojë dot koronavirusit.

Ai ka bërë apel për të patur më shumë kujdes dhe ka treguar se fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Pas një viti duke e shmangur atë, covid më kapi dhe mua. Jam në ditën e 5-të dhe ndihem më mirë tashmë. Unë lutem që kjo sëmundje të largohet nga bota. Kujdesuni për veten tuaj”, ka shkruar aktori.