Xhudisti algjerian pezullohet 10 vite nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Algjeriani Feti Nourin dhe trajneri i tij u pezulluan për 10 vjet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, pasi u tërhoqën nga Lojërat Olimpike të Tokios. Shorti e kishte vendosur përballë izraelitit Tohar Butbul nëse do të kalonte me sukses raundin e parë dhe ky ishte shkaku pse nuk pranoi të merrte pjesë në këtë aktivitet.

Ky veprim solli ndëshkimin, pasi u vlerësua si shkelje e kartës olimpike duke u shfrytëzuar për qëllime politike dhe fetare. Ata e pranuan se nuk mund të zbrisnin në tatami, pasi mbështesnin kauzën palestineze.