Xhiruan këngën në ‘Muzeun Mesjetar’, padi ndaj vëllezërve Veshaj: Kanë dëmtuar ikonat e Kishës në Korçë

Videoklipi më i fundit i vëllezërve Veshaj, Romeo dhe Donald së bashku me Elgit Dodën me këngën “Picasso” mund t’u kushtojë shtrenjtë.

Kjo sepse për shkak të avokati në Korçë, Esmerald Xhafa ka paralajmëruar se do të padisë ministrinë e Kulturës, Drejtorin e muzeut kombëtar të Artit Mesjetar dhe Drejtorin e Muzeut të Fotografisë, Gjon Mili.

Ai është shprehur se është duke pritur një përgjigje lidhur me dëmtimet që mund t’i jenë shkaktuar ikonave.

Sipas tij, këngëtarët dhe organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi administrative sipas parashikimit të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzeut.