Xhafaj sulmoi Vitore Tushën/ Meta sulmon Xhafaj-n

Pasi KPA vendosi për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçaj, Presidenti Meta ka hedhur akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Metës, Muçi ka pasur shantazhe dhe presione të drejtpërdrejta për të penguar punën e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese, duke sulmuar kështu mazhorancën.

“Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione politike, që të bëhej pjesë e puçit për të penguar zonjën Marsida Xhaferllari për të ushtruar detyrën e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk i bëj presion askujt. Nqs doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i maxhorancës është, i cili i bëri presione dhe shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila jo vetëm kaloi vettingun e para por edhe ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese të cilën e bllokoi Edi Rama me disa palaço ndërkombëtarë të cilët kujtojnë se mund të tallen me popullin e Shqipërisë.”-tha ndër të tjera Meta./apel.media