Xhafaj: Përplasja Berisha-Basha po dobëson rolin e opozitës në parlament

Përplasja Berisha-Basha është një humbje për opozitën dhe rolin e saj në parlament. Kështu tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj, në një emision në Report Tv, ku theksoi se kjo ‘luftë foltoresh’ mes tyre do të dobësoj akoma më shumë opozitën. Kjo opozitë e përçarë, tha Xhafaj, nuk jep as shpresë për të pasur bashkëpunim.

“Opozita në një situatë konfliktualiteti, pasi kemi dy grupe të forta. Të dyja do të jenë humbëse dhe ajo që humbet më shumë është roli opozitës në parlament dhe një opozitë e qendrusheme është më e shëndetshme. Brenda opozitës do ketë përpjekje për tu larguar nga këto dy ekstreme dhe do gjendet një zgjidhje që do të ishte me interes për to dhe për qeverisjen. Një qeverisje është e mirë kur ka një opozitë të mirë.  Mazhoranca duhet të ishte e hapur në marrëdhëniet me opozitën, por sot për sot nuk jep shpresë për të pasur një bashkëpunim të tillë pasi lufta është ndërmjet dy foltoreve aty. Në thelb atje është lufta për karrigen. Foltorja që zhvillohet jashtë ndikon edhe në qëndrimet që mbahen në Kuvend.”- tha Xhafaj.