Xhaçka në Forumin e Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës/ ‘Ballkani i Hapur’, mënyra e vetme për zhvillimin në Rajon

“‘Ballkani i Hapur’ është mënyra e vetme për të sjellë zhvillim në vendet e rajonit”:- kështu është shprehur Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në edicionin 7, të Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Xhaçka u ndal edhe në procesin  e integrimit evropian, ku tha se Shqipëria ka mbështetjen e vendeve që dikur ishin skeptike kundrejt arritjeve të vendit tonë.

Ministrja u shpreh se ëndrra evropianie mbetet një ndër fokuset kryesore të Ballkanit, por sipas Xhaçkës vendet e rajonit kanë kuptuar që nuk mund të mbeten më peng i BE-së.