Xhaçka bën bilancin paraprak të tragjedisë: Shtatë viktima dhe 135 të lënduar

Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë një bilanc paraprak pas lëkundjeve të forta të tërmetit.

Ajo tha  se pas goditjes së fortë të tërmetit, deri më tani janë shënuar shtatë  viktima, si dhe 135 të plagosur. Ndër të tjera Xhaçka shtoi se janë ndjerë deri në 100 pasgoditje pas tërmetit të orës 03:54.

Është një moment i tmerrshëm, por dua tju them  të gjithë shqiptarëve që nuk është moment për të vajtuar por për tu solidarizuar për të kaluar një situatë tragjike dhe të vështirë.

Mbi 100 goditje sekondare dhe sipas ekspertëve nuk përjashtohen pasgoditje të tjera. Durrësi dhe Thuma më të goditurit. Në të gjitha godinat e shembura vijon puna e kërkim shpëtimit, por janë operacione të vështira pasi ekziston rreziku që godinat të pësojnë shembje të tjera duke rrezikuar jo vetëm banorët që kanë mbetur nën rrënoja, por edhe grupet e shpëtimit. Deri tani janë 135 të lënduar dhe 12 shtrime ne spitalin e Durrësit 60 të shtruar në QSUT tiranë, por edhe këtu rastet janë duke u shtuar kryesisht nga paniku. janë konfiomruar 7 jetë të humbura”, tha Xhaçka./ apel.media