WhatsApp po planifikon një veçori të re në versionin e saj desktop

WhatsApp planifikon të shtojë një veçori të re në versionin e saj desktop, i cili do t’i ndihmojë përdoruesit të menaxhojnë bisedat e tyre me lehtësi. WABetaInfo ka zbuluar se WhatsApp është duke përg...
WhatsApp po planifikon një veçori të re në versionin e saj desktop
Foto: WhatsApp po planifikon një veçori të re në versionin e saj desktop

WhatsApp planifikon të shtojë një veçori të re në versionin e saj desktop, i cili do t’i ndihmojë përdoruesit të menaxhojnë bisedat e tyre me lehtësi.

WABetaInfo ka zbuluar se WhatsApp është duke përgatitur një opsion të ri “Select Chats” për versionin e tij desktop/web të aplikacionit.

Me këtë veçori, përdoruesit do ta kenë më të lehtë të zgjedhin disa biseda njëherësh për t’i shënuar si të lexuara ose të palexuara. Gjithashtu, funksioni do t’i lejojë përdoruesit të heshtin disa biseda në të njëjtën kohë.