WAW -8 Mars: Gratë shqiptare, sipërmarëse në artizan dhe jo vetëm, mblidhen në Bern në konferencën e vitit

“Shpalosja e vlerave dhe fuqizimi i gruas Shqiptare përmes promovimit dhe zhvillimit të mikrobiznesit” do të jetë një nga aktivitetet me rëndësi që zhvillohet në Zvicër nga “Women Alb World” International Association, në 8 Mars.

Burime për apel.media bejne me dije se ajo është një shoqatë jofitimprurëse me seli në Kantonin e Gjenevës dhe ka për qëllim rrjetëzimin midis grave në pozicione drejtuese dhe atyre me nivele të ndryshme të integrimit, me synimin zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse, për të siguruar që gratë të jenë ekonomikisht aktive, të pavarura financiarisht dhe të kontribuojnë në vendet ku ata jetojnë.

WAW, në bashkëpunim me institucione publike dhe private në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe institucione për integrimin në Zvicër, do të organizojnë aktivitetin me temë ““Shpalosja e vlerave dhe fuqizimi i gruas Shqiptare përmes promovimit dhe  zhvillimit të mikrobiznesit”.

Aktiviteti do të ketë për qëllim prezantimin e vlerave të kulturës e artizanatit dhe promovimin e sipërmarrjeve të grave Shqiptare, nëpërmjet realizimit të një panairi dhe një forumi ndërkulturor që do t’i bashkëngjitet eventit./apel.media