Vuçiç: Shqiptarët na ndihmuan me gabimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thotë se Sllobodan Millosheviqi “nuk e kishte të lehtë”. Sipas tij, ai që njihet si “Kasapi i Ballkanit”, ka bërë shumë gabime, por “gabimi i tij më i madh është se nuk arriti të llogariste gjërat.”


“Nuk ishte e lehtë për Millosheviqin. Ai bëri një seri të gabimeve, por nuk është fajtor për vrasjen e vendit të vet. Ai është fajtor se nuk ishte në gjendje të llogariste dhe ne po e paguajmë çmimin. Pastaj erdhi një grup njerëzit pas tij që vetëm po shikonin ta plaçkisnin Serbinë. Ata nuk u interesuan fare për Kosovën. Madje e ndihmuan atë. Në çfarë situate kemi qenë, tani nuk jemi aq keq.

Shqiptarët na ndihmuan me gabimet e tyre dhe dëshirën e tyre të tepruar. Ne jemi në një pozitë të vështirë, por për atë pak që na ka mbetur do të luftojmë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për televizionin serb “TV Pink”.
Sa i përket politikës së tij, në rastin e targave në veri, ai thotë se “…ne luajtëm më mirë. Kjo lojë na është imponuar. Ata donin të prezantonin heqjen e targave serbe dhe të na poshtëronin. Donin të na jepnin targa të Kosovës dhe donin që ROSU të kontrollonte atë proces”, tha ai. Sipas Vuçiqit, pala serbe ka evituar këtë, ndërsa palën kosovare ai e akuzon “për shkelje brutale të Marrëveshjes së Brukselit”.


Ndërsa pas takimit të fundit në Slloveni me kryeministrin Kurti, kancelaren Merkel dhe presidentin e Francës Macron, ai tha se “Serbia e ka kuptuar se pa rregullimin e raporteve me Kosovën nuk do të anëtarësohet kurrë në BE, por njohjen nuk ia ka kërkuar askush!”