Vuçiç shqetësohet nga deklaratat e Erdogan: Do të përpiqem të flas me të, nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë

Deklaratat e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, kanë shqetësuar homologun e tij serb, Aleksandër Vuç Ky i fundit ka deklaruar për mediat se do të kundërshtojë nisjen e një lobimi nga Turqia për nj...
Vuçiç shqetësohet nga deklaratat e Erdogan: Do të përpiqem të flas me të, nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë
Foto: Vuçiç shqetësohet nga deklaratat e Erdogan: Do të përpiqem të flas me të, nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë

Deklaratat e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, kanë shqetësuar homologun e tij serb, Aleksandër Vuç

Ky i fundit ka deklaruar për mediat se do të kundërshtojë nisjen e një lobimi nga Turqia për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai pranoi se kjo gjë mund të ndodhë, pasi sipas tij, Turqia është një superfuqi. Megjithatë, ai nënvizoi se do të përpiqet të takohet me Erdogan dhe do të mundohet ta bindë për të kundërtën.

“Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë. Na mbetet të luftojmë për vendin dhe popullin tonë.

Ne nuk kemi atdhe rezervë, kështu që do të shohim. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Dhe nga Zoti, ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa kam thënë”, tha Vuçiç

Kujtojmë se Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për ta rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se për njohjen e Kosovës do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.