Vuçiç deklaratë për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: Duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të jemi më të fuqishëm

SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot në një deklaratë se nuk është i kënaqur që Bashkimi Evropian nuk pranoi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqëdonisë së Veriut.

Gjithashtu ka shtuar se kjo gjë nuk është aspak e drejtë dhe si Tirana ashtu edhe Shkupi do të kenë gjithonë mik të sinqërtë Serbinë më të cilin do të përmirësojnë bashkëpunimin.

Vuçiç ka njoftuar se do të ketë një video konferencë më kryeministrat Rama dhe Zaev ku do të marrin vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe kalimit të lirë të mallrave dhe njerëzve në kufi.

Deklarata e plotë e Vuçiç:

“Mendoj se nuk është e drejtë edhe ndaj Tiranës dhe ndaj Shkupit si dhe ndaj qytetarëve dhe funksionarëve që udhëheqin me ato vende. Ata do të kenë mik të sinqertë në Serbi dhe do ta përmirësojmë bashkëpunimin me ata. Dua të njoftoj se do të kemi një video konferencë të rëndësishme me kryeministrat Zaev dhe Rama. Besoj se do të marrim vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe katastrofave dhe bashkërisht do të sigurojmë kalimin më të shpejt të mallrave, kapitalit dhe personave. Qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë u dëshiroj gjithë të mirat dhe jam i sigurt se ata, ashtu si ne, do të vazhdojnë me rrugën evropiane, por ne e kuptuam mirë mesazhin se duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të jemi më të fuqishëm dhe të mos presin asgjë nga askush. Ne besojmë në veten tonë dhe i çojmë parapara vendet tona”