Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë verdiktin e saj në lidhje me Marjana Çmetën, e cila helmoi vjehrrën e saj.
Me një gjakftohtësi 21 vjeçarja helmoi dhe më pas mbyti vjehrrën e saj, pas konflikteve të vazhdueshme që kishte pasur me të.
Gjykata e ka dënuar Marjana Çmetën me 32 vite burg, si dënim për veprat “krim brenda familjes” dhe “vrasje me paramendum”.
E reja i kishte rrëfyer hoxhës Hysen Shehu se si e kishte gënjyer 48-vjeçaren për të pirë pijen, të cilës i kishte hedhur helm për minjtë./apel.media