Togat e zeza të Elbasanit kanë vendosur sot që Florenc Çapja të lirohet nga burgu pasi kanë pushuar çështjen kundër tij. Çapja akuzohet për atentatin ndaj ish shefit të policisë, Fadil Mema, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2006.
Plagosja në këmbë e Fadil Memës, nga Florenc Çapja, nipi i Sokol Çapjas , në vitin 2006 do të ishte pikënisja e hakmarrjes së fisit Çapja ndaj nipit të tij Dritan Shemes, ky i fundit i akuzuar nga Çapjat si vrasësi i Sokol Çapjas.
Fisi Çapja është një nga fiset më të famshme në Elbasan sa i takon fushës së krimit. Kjo ka ndodhur pasi qysh prej vitit 2005 pjestarët e këtij fisi kanë kryer disa vrasje për hakmarrrje. Piknisja e kësaj historie ishte vrasja e Sokol Çapjes, për të cilën u akuzuan nga ana e fisit Çapja, Dritan Sheme dhe disa persona të tjerë.
Ndërkohë që ish shefi i policisë, e ka gjetur veten të përfshirë në këtë ngjarje, pasi është në lidhje farefisnore me Shemen. Ish efektivi u përpoq që të bënte rolin e ndërmjetësit për të shuar konfliktin, por kjo nuk u bë e mundur dhe ai u vra 10 vite pas Sokol Çapjas.
Në të njëjtin vit u vra dhe Dritan Sheme, autori i dyshuar për vrasjen e Sokol Çapja. Ai kishte disa muaj që qendronte i fshehur në kryeqytet, duke pasur frikën e ekzekutimit. Gjithsesi kjo nuk shërbeu pasi përfundoi i vrarë me breshëri automatiku pranë vendit ku qendronte./apel.media