Vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji, 37-vjeçari e kishte paralajmëruar sulmin që në 2017

Espen Andersen Brathen është 37-vjeçari danez i cili mbrëmjen e djeshme vrau pesë persona dhe plagosi tre të tjerë në Norvegji duke i qëlluar me hark. Ngjarja u cilësua si akt terrorizmi, tha agjencia...
Vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji, 37-vjeçari e kishte paralajmëruar sulmin që në 2017
Foto: Vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji, 37-vjeçari e kishte paralajmëruar sulmin që në 2017

Espen Andersen Brathen është 37-vjeçari danez i cili mbrëmjen e djeshme vrau pesë persona dhe plagosi tre të tjerë në Norvegji duke i qëlluar me hark. Ngjarja u cilësua si akt terrorizmi, tha agjencia e sigurisë e vendit. Policia zbuloi se sulmuesi hyri në disa nga shtëpitë e viktimave të tij dhe i vrau ata atje, në dukje të shënjestruar rastësisht.

Por, Brathen e kishte paralajmëruar sulmin. Më herët ai kishte deklaruar se është bërë mysliman dhe se pyeste njerëzit “nëse duan luftë”. “Unë jam një mysliman, doni vërtetë luftë”- dëgjohet të thotë ai në një video të publikuar në vitin 2017. Një video e fshirë që u postua fillimisht në YouTube u shfaq në internet, në të cilën Brathen diskuton se është konvertuar në Islam. Prokurorja Ann Iren Svane Matthiassen tha se ai e kishte pranuar kryerjen e sulmit.

Oficerët e policisë thonë se i dyshuari ishte dënuar disa herë në të kaluarën dhe ishte subjekt i një urdhri ndalimi gjashtë mujor kundër dy anëtarëve të ngushtë të familjes vitin e kaluar pasi ai kërcënoi se do të vriste njërin prej tyre. Ai gjithashtu kishte dënime për vjedhje dhe posedim të sasive të vogla të kanabisit në vitin 2012.