Vrau me thikë gruan, Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramis Micin

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjyakët së Elbasanit, për dënimin me burgim të përjetshën të Ramis Micit, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 00:53 të 30 korrikut të vitit 2022 në Elbasan, ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë partneren e tij, Etlira Elezi, nënë e dy fëmijëve.

Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.

Ramis Mici është shpallur fajtor për veprën penale  “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.