Vrasja tek Top Channel/ Gjendet e djegur një makinë në Golem, brenda saj dy kallashnikovë

Një automjet i djegur është gjetur pak minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pas mesnate, ku u qëllua me armë drejt zyrave të Top Channel dhe mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola. Automjeti tip “R...
Vrasja tek Top Channel/ Gjendet e djegur një makinë në Golem, brenda saj dy kallashnikovë
Foto: Vrasja tek Top Channel/ Gjendet e djegur një makinë në Golem, brenda saj dy kallashnikovë

Një automjet i djegur është gjetur pak minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pas mesnate, ku u qëllua me armë drejt zyrave të Top Channel dhe mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Automjeti tip “Range Rover”, me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Golem të Kavajës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi dhe po ashtu brenda saj një armë zjarri kallashnikov.