Vrasja në Kavajë, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Kavajë këtë diel. A.G. ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30. Policia ka njoftuar se nuk është identifikuar...
Vrasja në Kavajë, policia jep detaje
Foto: Vrasja në Kavajë, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Kavajë këtë diel.

A.G. ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30. Policia ka njoftuar se nuk është identifikuar ende autori i vrasjes.

Vrasja sipas bluve ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

Njoftimi

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”, shkruhet në njoftimin e policisë.