Vrasja në Astir: Babai i vrasësit bashkëpunoi me policinë për kapjen e të birit

Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Astir, është vetëdorëzuar në polici.

Noel Dishi u vetëdorëzua, pas bashkëpunimit të familjarëve të tij me policinë.

Në 20 janar policia shkoi të kontrollonte shtëpinë e Dishit në Sukth, por nuk kishte gjetur asgjë pasi familja e tij ishte zhvendosur.

Pas kërkimeve, policia morën babain e 29-vjeçarit, si karrem për të tërhequr të riun drejt tyre. Kur i biri telefonoi të atin, kjo ishte edhe gjurma e vetme që ju desh policisë për të kapur autorin.

Babai i të riut pranoi të negociojë me policinë që i biri të marrë dënimin që i takon.

Më pas, Noel Dishi u vetëdorëzua.

Ai akuzohet për vrasjen e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu që u qëllua me tre plumba këtë të hënë në Astir. Shkak dyshohet të ketë qenë një trekëndësh dashurie./apel.media