Albano Kusi, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit në Tiranë, Indrit Çelaj është vete-dorëzuar në polici.
Kusi akuzohet si bashkëpunëtorë i vëllait të tij, Griseldo Kusit, në vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj.
Ngjarja ka ndodhur më 22 gusht të këtij viti, në vilën e Kusëve, ku viktima po punonte.
Mësohet se 28-vjeçari u vete dorëzua në Policinë e Tiranës, pas negociatave me avokatin dhe familjarët. Kujtojmë se afro një muaj me pare në polici u vete-dorëzua edhe vëllai i Albanos, Griseldo Kusi./apel.media