Vrasja e teknikut të kondicionerëve- Gjykata lë në burg Albano Kusin

Gjykata Penale e Tiranës ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg“, për Albano Kusin. Vepra penale për të cilën ai akuzohet është “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetën”, pas dorëzimit të t...

Gjykata Penale e Tiranës ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg“, për Albano Kusin.

Vepra penale për të cilën ai akuzohet është “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetën”, pas dorëzimit të tij në Polici, Prokuroria e Tiranës kërkoi edhe  konfirmimin e masës së sigurisë.

Sipas raportimeve mësohet se  avokati i Albano Kusit, Ilir Murati tha se nuk ka asnjë fakt  që provon se Albano ka  manipuluar apo fshehur të vërtetën për vrasjen e Indrit Çelës.

“Asnjë hetim nuk është kryer nga Policia Gjyqësore. Po arrestohet një familje, vetëm se është vëllai i Griseldos Albano pse duhet të arrestohet. Ka prova që ai nuk ka qenë te Muhamet Gjollesha në vilën ku është kryer vrasja. Albano ka shkuar më pas vetëm ka parë objektin, dhe këto element nuk përbëjnë vepër penale. Nuk ka asnjë element për të provuar se ka fshehur të vërtetën. Nuk mund të mbahet në burg, dhe ju duhet ta shihni ligjin qartë dhe të lironi nga masa “arrest me burg”. Vetëm në Shqipëri dënohen njerëzit kolektivisht,“ tha Murati./old.apel.media