Ditën e djeshme, Arjan Rizaj është qëlluar me 9 plumba nga dy persona me motor teksa ndodhej në Ekuador. Dyshohet se vrasja e tij mund të ketë lidhje me trafikun e kokainës.
Në një emision televiziv, gazetarja Klodiana Lala shprehu se spas saj Rizaj mund të ketë qenë ”garanci” për ngarkesën e drogës pasi shumë shqiptarë lihen si garanci derisa droga të arrijë në destinacion.
“Në Amerikën Latine ka shumë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ose lihen si garanci ose janë pjesë e grupeve kriminale. Në rastin konkret, Arjan Rizai mendohet se ka qenë një garanci për një ngarkesë droge. Sa i përket ekstradimit të tij nga Turqia, është një ?çështje shumë komplekse duke qenë se ai kërkohet jo vetëm nga Shqipëria”, u shpreh gazetarja Lala.