Vrasja e ish-kreut të komunës së Velipojës, Alibeaj: Policia është kthyer në shërbim funeral

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur në emisionin “Open” për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Shkodër, ku u vra ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Alibeaj drejton gishtin nga Policia e Shtetit, që nuk bën punën si duhet, ndërsa thotë se ky institucion është kthyer në një shërbim funeral!
“Fatkeqësisht polici është kthyer në një shërbim funeral, shkon edhe mbledh viktimat pasi ngjarjet ndodhin dhe asnjë aftësi për të parandaluar raste të tilla, aq më tepër që ka më shumë se 2 apo tre herë që ka ndodhur tentativë. Së paku një herë në tre ditë fatkeqësisht në këtë vend, e vemtja që mbetet për tu diskutuar është lehtësia më të cilën tërhiqet këmbëza e pistoletës. Ka kaq shumë ngjarje kriminale që ndodhin në çdo anë të territorit, dhe nuk ka asnjë lloj frike ndaj ligjit, kjo tregon gjendjen e vërtetë të krimit, rendit dhe sigurisë”, tha Alibeaj.